De Rossi i jep fund futbollit

Daniele De Rosi i ka dhënë fund futbollit të luajtur, teksa ka vendosur të varë këpucët mbi gozhdë.

Sipas zërave të fundit mesfushori italian, i ka bërë të qartë Boca Junuris se dëshiron të largohet dhe do të mbyllin kontratën. Lojtari ndryshe nga Roma, në Argjentinë nuk ka treguar një paraqitje shumë të mirë dhe tashmë ka vendosur të largohet nga futbolli.

Thuhet se tashmë legjenda verdhekuqe pritet të rikthehet në Itali, ku do të marrë edhe një rol drejtues pikërisht te ekipi i tij i zemrës që është Roma.

Njoftimi zyrtar për tërheqjen përfundimtare të lojtarit nga futbolli pritet të vijë më vonë, por tashmë De Rosi e ka marrë vendimin e tij.


Shtuar 6.01.2020 17:28