“Gjymtohet” Lazio, pas Immobile dhe Caicedo dëmtohet edhe Correa

Shkëputja e Juventus nga Lazio sikur nuk ka mjaftuar për romakët, të cilët së fundmi kanë marrë një tjetër lajm të hidhur.

Ndjekja e Juventus do të vështirësohet edhe më shumë për Lazio, pas lëndimit të Joaquin Correa.

Correa do t’i mungojë skuadrës së Lazio për 15-20 ditë, pas një komplikimi të lehtë në ligamente.

Lojtari ka pësuar këto dëmtime gjatë ndeshjes që Lazio e luajti kundër Milan, ku edhe pësoi me rezultatin 0:3.

Si pasojë e këtij lëndimi, me shumë gjasë tashmë Correa ka luajtur ndeshjen e fundit në këtë edicion të Serie A.


Shtuar 6.07.2020 11:36