Conte i dorëzuar: Juventusi është më lart se ne

Trajneri i Interit, Antonio Conte pas humbjes 2-0 ndaj Juventusit pranoi se “është e pamundur të bëjmë krahasim mes nesh dhe atyre!”

“Na mundën në të dy ndeshjet, diferenca është e dukshme. Kemi ende punë për të bërë, për t’u rritur. Juventusi është ekip që nga viti në vit po rritet edhe më shumë, ka fituar përvojë. Deri te goli i Ramsey ishin mirë, më pëlqeu ekipi, më pas mbaroi gjithçka”.

“Por, nëse shohim kampionatin, e kuptojmë që Juventusi qëndron më lart. Nuk fiton më kot prej 8 vitesh radhazi. Ne kemi 7 muaj që kemi nisur ciklin tonë. Do të duhet kohë. Për karakter, karakteristika dhe sidomos cilësinë e skuadrës, janë shumë përpara. Krahasimi nuk mund të bëhet, është e pamundur. Ekipet e tjera janë shumë larg”.


Shtuar 9.03.2020 07:21