Chelsea tregon “dhëmbët”, mposht bindshëm Crystal Palacen (VIDEO)

Chelsea ka shënuar fitore të thellë me rezultat 4:0 ndaj Crystal Palace në ‘Stamford Bridge’, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt, të zhvilluar të shtunën në mesditë.

Pjesa e parë nuk dhuroi asnjë gol, por në të dytën, Chelsea ishte e papërmbajtshme.

Me të filluar pjesa e dytë, Benjamin Chilwell shënoi për 1:0.

Minuta e 66’ solli dyfishimin e epërsisë, kur realizoi Kourt Zouma.

Golin e tretë dhe të katërt për Chelsean në këtë ndeshje, i shënoi mesfushori Jorginho, që shndërroi në gola dy penallti (minuta 78’ dhe 82’.

Kjo ishte fitorja e dytë e Chelseas pas katër ndeshjeve këtë sezon, dhe me 7 pikë, renditet në vendin e 7.


Shtuar 3.10.2020 14:18