Chelsea gati të paguajë shumën e kërkuar nga Interi për mesfushorin

Chelsea ka rwnw dakord pwr tw paguar shumwn e kwrkuar nga Interi pwr tw lwnw tw lirw mesfushorin, Vecino pwr tw cilw interes ka shfaqur dhe Evertoni.

Përfaqësuesi i Uruguait e ka humbur vendin në skuadrën e Antonio Contes pas ardhjes së Christian Eriksen nga Tottenham Hotspur në janar.

Vecino ishte shumë pranë largimin muajin e kaluar, por Chelsea dhe Evertoni nuk ishin në gjendje të arrinin marrëveshje për të me klubin italian.

Sipas mediave angleze, Chelsea është tani i gatshëm t’i paguajë 28 milionë euro për Vecinon në verë, tamam aq sa kërkon Interi.

Zikaltrit e blenë 28-vjeçarin nga Fiorentina më 2017 për 24 milionë euro. Kontrata e tij aktuale me klubin i skadon në verën e 2022-s.

Vecino i ka bërë 20 paraqitje për Interin në të gjitha garat deri tani këtë sezon, duke i shënuar tri gola.


Shtuar 16.02.2020 13:05