Cheillini zbulon tre trajnerët e veçantë për të

Pasi ka mësuar shumë nga Allegi dhe Conte, kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini deklaroi se do kishte shumë dëshirë që të punonte edhe me Pep Guardiolën.

Në një intervistë të dhënë në Instagram për Martina Colombari ai ka zbuluar disa detaje interesante.

‘Kur e kam shikuar dokumentarin e kam vërejtur karizmën e Pep Guardiolës edhe për pikat e dobëta të skuadrës së tij’.

‘Kush është i pasionuar pas futbollit mundet menjëherë të vërejë gjërat e mrekullueshme tek ai, edhe pse nuk e kam takuar nga afër asnjëherë’- deklaroi në fund Chiellini.


Shtuar 15.06.2020 13:22