Çfarë goli, Zidane tregon klasin (VIDEO)

Pa skuadrën e plotë për shkak të ndeshjeve të kombëtareve, trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane udhëhoqi skuadrën në një stërvitje më të relaksuar se zakonisht.

Gjatë trajnimit tekniku francez tregoi se ai është akoma në formë shumë të mirë, duke treguar klasin e tij.

Legjenda franceze dhuroi një pasim të shkëlqyer me gjoks për Marcelon, i cili arriti të shënonte me një goditje fluturimthi.

Video bëri xhiron në rrjetet sociale, me tifozët e Real Madrid që kërkuan të kishin një dyshe në fushë.


Shtuar 7.10.2020 15:38