CAS nuk e pranon ankimimin e klubit të njohur turk

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës nuk e ka pranuar ankimimin e klubit turk të Trabzonsporit kundër UEFA-s, duke konfirmuar kështu përjashtimin e tij për një sezon nga kupat Europës, që duhet shlyer osë në sezonin 2020/21, ose në 2021/22 .

Trabzonspori u dënua pasi kishte thyer rregullat e Fair Play-t Financiar. Kujtojmë që kjo skuadër, ku luan ish-sulmuesi i Partizanit, Caleb Ekuban, 24 orë më parë fitoi Kupën e Turqisë, pasi mposhti 2-0 në finale Alanyasporin.


Shtuar 30.07.2020 19:23