Carvajal vs Hakimi: Kush duhet të jetë mbrojtësi i djathtë i Real Madrid? (FOTO LAJM)

Dani Carvajal ka qenë një startues i padiskutueshëm në krahun e djathtë deri më tani këtë sezon, me zgjedhjen e dytë Alvaro Odriozola i cili u huazua te Bayern Munich në janar, shkruan Albeu.com.

Ndërkohë, Achraf Hakimi është përmirësuar gjatë huazimit te Borussia Dortmund dhe ai duket se është i gatshëm të rikthehet në Santiago Bernabeu.

MARCA kanë analizuar statistikat e të dy lojtarëve për të hapur një debat se cili prej të dyve duhet të jetë zgjedhja e parë e Real Madridit për sezonin e ardhshëm.

Carvajal mbizotëron në mbrojtje pasi ai ka fituar 73 përqind të dueleve të tij, ndërsa Achraf ka arritur vetëm një shifër prej 53 përqind.

Reagimi i tanishëm i Real Madridit është kalimtar më i besueshëm se lojtari i Dortmund, ndërsa të dy kanë regjistruar zotërim të denjë dhe numra kalimi të suksesshëm.

Achraf është më i mirë në driblim teksa ka dhuruar 10 asistime këtë sezon, në krahasim me gjashtë të Carvajal.

Ndërsa Spanjolli përpiqet ta gjejë sulmuesin përmes krosimeve, mbrojtësi i Dortmundit është më kreativ në hapësira të ngushta afër zonës diçka që klubit Los Blancos i mungon me Ferland Mendy dhe Carvajal si mbrojtës të plotë.

Mbrojtësi aktual i Los Blancos siguron një ekuilibër midis sulmit dhe mbrojtjes, por duket se Achraf është lojtari më i mirë i ri në atë pozicion dhe mbrojtësi i djathtë i ardhshëm i Real Madrid. /albeu.com/


Shtuar 10.04.2020 21:52