Bryant ishte tifoz i Milanit, kuqezinjtë merr vendim për ndeshjen kundër Torinos

Milan do të zbresë në fushë me shirit të zi në ndeshjen kundër Torinos në Coppa Italia.

“Rossonerët” do ta përkujtojë legjendën e basketbollit, Kobe Bryant, tifoz i ekipit nga San Siro, i cili vdiq në një aksident me hekilopter së bashku me vajzën e tij, Gianna, raportojnë mediat italiane.

Të lidhura

None found

Në stadium po ashtu pritet të transmetohen disa pamje të legjendës së Lakers në një nderim emocional që do të publikohet derisa skuadrat janë duke u ngrohur para takimit.

Ndeshja Milan – Torino zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:45


Shtuar 28.01.2020 10:06