Manchester United nuk po arrin të gjejë vazhdimësinë me Solskjaer në krye.
Prej kohësh është përfolur se norvegjezi është në rrezik shkarkimi dhe cdo humbje sa vinte dhe e shtonte presionin.
Humbja e fundit 0:2 nga Burnley e shastisi kampin e “djajve të kuq” dhe sirenat e alarmit u duk se u ngritën seriozisht për trajnerin, shkruan Albeu.com.
Megjithatë, “Sky Sports Neës” raporton se bordi i Manchester United ka konfirmuar besimin ndaj Solskjaer, i cili nuk do të shkarkohet nga detyra, transmeton lajmi.net.
Solskjaer mori përgjegjësinë për humbjen dhe konfirmoi vendosmërinë e klubit për të sjellë përforcime në mënyrë që të kompensohet edhe mungesa e disa yjeve të skuadrës që aktualisht janë të lënduar. /albeu.com/