Bonucci tregon kush janë 2 mbrojtësit më të mirë në botë

Leonardo Bonucci ka folur para ndeshjes Itali0Holandë duke deklaruar se Van Dijk dhe Giorgio Chiellini janë dy nga pesë mbrojtësit më të mirë në botë.

“Ne jemi me fat të shohim përballjen e dy prej mbrojtësve më të mirë në botë, si Giorgio Chiellini dhe Virgil van Dijk, të cilët unë do të thosha se janë dy nga pesë më të mirët”, ka thënë fillimisht Bonucci.

“Van Dijk dëshmoi në Ligën Premier dhe në detyrë ndërkombëtare se e meriton Topin e Artë, ndërsa Giorgio ka qenë më i miri për 15 vite”.

“Holandezët kanë një mënyrë tjetër për t’u mbrojtur nga italianët, ata janë më fizikë, ndërsa ne përqendrohemi më shumë në taktika”, përfundoi italiani.


Shtuar 6.09.2020 19:15