Plagoset me thikë pas shpine shqiptari brenda trenit në Itali

Një shqiptar është sulmuar e pastaj plagosur teksa po udhëtonte me tren në Itali.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në stacionin e trenit Rifredi në Firence, Itali, ku pasagjerët që sapo kishin marrë trenin e radhës, kishin parë një të ri që ishte rrëzuar për tokë me gjak në shpinë.

I plagosur me thikë pas shpine mësohet se ishte një 20-vjeçar shqiptar. Sipas të dhënave të para, ai është qëlluar në shpinë me një thikë zvicerane (biçak), nga një person që duket se ka arritur të ikë.

Mësohet se më herët, shqiptari dhe personi tjetër kishin pasur një sherr në rrugë, për motive ende të paqarta.

Policia po kontrollon pamjet e kamerave për të identifikuar sulmuesin e shqiptarit.


Shtuar 6.09.2020 19:25