Bllokohet shitja e Newcastle?

Premierliga po mendon të bllokojë shitjen e Newcastle pasi u zbulua se Arabia Saudite mbetet në listën e zezë për piraterinë e TV.

Newcastle janë në prag të shitjes te një konsorcium i mbështetur nga Arabia Saudite i udhëhequr nga Amanda Staveley në një marrëveshje prej 300 milionë funte.

Shitja tani duhet të kalojë vetëm testin e përshtatshëm dhe të duhur të personit – një gjykim i përshtatshmërisë i cili ka dështuar vetëm në tre pronarë deri tani, transmeton lajmi.net.

Por blerja e mundshme e Newcastle mund të jetë gati të shkatërrohet.

Në shkurt, shefat e PL i thanë Zyrës së Përfaqësuesit të Tregtisë së Shteteve të Bashkuara (USTR) për piraterinë e transmetimeve televizive përmes operacionit beoutQ me bazë saudite që i vunë të ardhurat e tij në rrezik.

Prandaj kërkoi nga qeveria amerikane që të mbante Arabinë Saudite në listën e tyre të zezë.

Ishte transmetuesi nga Katari, beIN që i dërgoi letër Premierligës duke i kërkuar bllokimin e shitjes së klubit anglez te këta pronarë.

Tani PL po e konsideron seriozisht bllokimin e kësaj marrëveshje.


Shtuar 30.04.2020 16:16