COVID-19 në Itali: 285 viktima dhe 1,872 raste të reja brenda 24 orëve

Situata nga Covid-19 po shkon drejt përmirësimit.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 285 viktima dhe janë regjistruar 1,872 raste të reja.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 27,967 ndërsa i të infektuarve në 232,463.

Një lajm i mirë është se po gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një numër rekord i të shëruarve, përkatësisht 4,693.

Numri aktual i pacientëve të shëruar është 75,945.

Deri më tani në Itali janë kryer rreth 2 milionë tampone.


Shtuar 30.04.2020 16:19