Të rralla janë ekipet që kanë pasur mundësinë të luajnë kundër Barcelonës.
Por, edhe më të rralla janë ato që kanë arritur të marrin rezultat pozitiv.
Një nga skuadrat që ka arritur, jo vetëm ta mposhtë, por edhe ë bëjë lojë të bukur kundër Barcelonës, ka qenë Flamurtari i Shqipërisë.
Në sezonin 1987-88, Barcelona dhe Flamurtari u takuan në ‘UEFA Cup’. Ndeshja e parë u luajt në Vlorë, ku vendasit shënuan fitore me rezultat 1:0.
Pas tri dekadash, Flamurtari ka rënë në humnerë. Gjatë ditës së djeshme, ata edhe matematikisht kanë rënë nga Liga Superiore e Shqipërisë.
Ekipi nga Vlora gjendet në pozitën e fundit me 11 pikë pas 28 ndeshjeve.
