Bayerni vendosi mos e blejë, 4 skuadra angleze të interesuara për Coutinhon

Pas vendimit të Bayern Munchen për mos bërë të tijin yllin brazilian, Philip Coutiho, ka nisur lufta mes ekipeve angleze.

Chelsea, Manchester United, Arsenal dhe Tottenham kanë shfaqur interesim për brazilianin Philippe Coutinho, sipas Mirror.

Coutinho është momentalisht i huazuar nga Barça në Bayern Munich, me këtë të fundit që e ka mundësinë për ta blerë përfundimisht 27-vjeçarin, në bazë të marrëveshjes së huazimit.

Megjithatë, sipas mediave gjermane, Bayerni nuk e ka ndërmend ta blejë atë.

As e ardhmja e tij në Barcelonë nuk është e sigurt, dhe kjo ka nxitur thashetheme se Coutinho do të kthehet në Premierligë nga sezoni i ardhshëm.

Coutinho bëri nam me Liverpoolin dhe tani pritet t’i bashkohet njërit prej katër rivalëve të të kuqve në Premierligë.


Shtuar 22.03.2020 09:10