Batshuayi drejt Crystal Palace, Chelsea mendon për Gabriel Barbosan

‘Blutë’ e Londrës janë gati që të aktivizohen në merkato, për të shitur dhe blerë lojtarë.

Chelsea është interesuar për Gabriel Barbosa, lojtarin që i takon skuadrës së Inter, po që luan si i huazuar tek Flamengo.

Në rast se skuadra e Lampard nënshkruan me brazilianin, atëherë ata do të largojnë nga radhët e tyre Mitchy Batshuayi.

Ky i fundit pritet të transferohet tek Crystal Palace, në formë huazimi.

Thuhet se marrëveshja për blegun është gati dhe do të finalizohet në momentin që Chelsea ka gati zëvendësuesin.


Shtuar 5.01.2020 11:51