Barcelona tenton të rikthejë Guardiolën

Barcelona po monitoron situatën e trajnerit Pep Guardiola te Manchester City.

Bordi i Barçës do të takohet të hënën kur pritet të shkarkojnë trajnerin Quique Setien pas eliminimit turpërues në Ligën e Kampioneve nga Bayern Munich.

Si pasues të Setienit janë përmendur shumë emra si ai i Xavit, Mauricio Pochettino, Ronald Koeman dhe Thierry Henry.

Megjithatë, tashmë ka dalë në pah një emër i ri, por jo i panjohur për klubin e madh nga Camp Nou.

Sipas Tuttomercatoweb, një rikthim i Guardiolas te Barcelona është gjithashtu në shqyrtim të bordit drejtues dhe inkurajuese për Barcën është se Guardiola është në vitin e fundit të marrëveshjes së tij me Cityn.


Shtuar 16.08.2020 14:12