Barcelona shfaq interesim serioz për yllin e Valencias

Ferran Torres është një nga lojtarët me të ardhmen më të madhe te Valencia.

Talenti i tij i konfirmuar tashmë, ka bërë që shumë skuadra të vihen pas tij, me Barcelonën që duket më serioze në këtë drejtim.

Torres ka kontratë me Valencian deri në vitin 2021, dhe deri më tani ka refuzuar vazhdimin e saj tashmë dy herë.

Barcelona, në krizë të thellë me lojtar të ri dhe me perspektiv, po synon të shfrytëzojë këtë situatë, për të sjellë në ‘Camp Nou’ Torresin.

Mediet në Spanjë raportojnë se Barcelona mund të transferojë për 30 milionë euro 20 vjeçarin.

Torres është lojtar i akademisë së Valencias, ndërsa në ekipin kombëtar ka mbërritur deri te gjenerata U21 e Spanjës.


Shtuar 5.03.2020 09:10