Maqedoni e Veriut, tërmeti lëkund Strumicën dhe Vallandovën

Tërmet me magnitudë ML=2.6 sipas Rihterit dhe intensitet prej III shkallë sipas Shkallës makrosizimike evropiane, mëngjesin e sotëm në ora 7:26 është ndjerë nga banorët e Strumicës, Vallandovës dhe rrethinës.

Siç ka informuar Observatoriumi sizmologjik, epiqendra e tërmetit ka qenë 120 kilometra në juglindje të Shkupit dhe vjen nga zona e Strumicës.

Tërmetet janë bërë shumë të shpeshta në Ballkan tashmë prej disa kohësh.


Shtuar 5.03.2020 09:10