Barcelona nuk gjen qetësi, ndeshja me Napolin nuk luhet në Camp Nou? (FOTO LAJM)

Barcelona-Napoli rrezikon të mos luhet në Camp Nou.

Shkak është bërë Covid-19 teksa autoritetet po u kërkojnë qytetarëve të Barcelonës dhe zonave përreth që të qëndrojnë në shtëpi përveçse atyre për arsye urgjente, shkruan Albeu.com.

Rritja e rasteve të koronavirusit të orëve të fundit ka shtyrë drejtuesit e qytetit të komunikojnë tek popullata që të mos largohen nga shtëpitë e tyre, duke shmangur tubimet shoqërore, daljet e natës dhe aktivitetet kulturore.

Mbledhja e më shumë se 10 personave si në publik ashtu edhe në atë privat është gjithashtu e ndaluar.

Sidoqoftë, njerëzit e Barcelonës po përpiqen të largohen nga qyteti duke bllokuar rrugët që çojnë në kryeqytetin e Katalonjës me trafik.

Në këtë pikë ekziston një rrezik serioz që ndeshja kthyese e raundit të 16-të të Champions League me Napolin të mos luhet në Camp Nou.

Gjithçka do të varet nga situata në dy javët e ardhshme. /albeu.com/


Shtuar 17.07.2020 15:16