Barcelona në telashe para ndeshjes me Napolin, dy titullarë në rrezik

Quique Setien me dhimbje koke para ndeshjes me Napolin në Champions.

Në këtë ndeshje pritet që titullarë të jenë Sergio Busquets dhe Nelson Semedo, por për dyshen do të ketë telashe të mëdha.

Të dy lojtarët rrezikojnë të humbin ndeshjen e kthimit, në rast se ndëshkohen me karton të verdhë, transmeton lajmi.net.

Mungesa e dyshes do të ishte një hendikep i madh, sidomos ajo e Semedo, kur kemi parasysh se Sergi Roberto do të mungojë deri në katër javë.

Setien do të jetë në telashe të mëdha, pasi duhet të kërkojë nga dyshja që të jenë më pak agresivë. Mundësitë për rotacione në skuadër janë minimizuar për trajnerin e Barcës, pikërisht për shkak të lëndimeve të shumta.


Shtuar 24.02.2020 10:10