Barcelona në pritje për të shitur yllin e skuadrës

Ylli kroat i Barcelonës duket se po kalon momentet e fundit në katalunja.

Kampionët e La Ligas janë duke shpresuar të gjejnë një blerës për Ivan Rakitic, para se të mbyllet afati kalimtar i janarit, shkruan Daily Star.

Ardhjet e fundit te Barcelona, kanë bërë që Rakitic të humbet minutazhën.

Reprezentuesi kroat ka qenë i lidhur me kalim te Manchester United dhe Inter, por të dy skuadrat duket se nuk janë të gatshme tani t’i ofrojnë kontratë Rakitic.

Rakitic është pjesë e Barcelonës që nga viti 2014, kur ishte transferuar nga Sevilla.


Shtuar 30.01.2020 09:21