Barcelona hedh sytë nga 18 vjeçari për ta vendosur në portë

Emisarët e Barcelonës vijojnë të vëzhgojnë talente nëpër Europë. Së fundmi ata kanë shënjestruar 18-vjeçarin Carl Rushëorth, portierin e Brighton, i cili është huazuar në kategoritë inferiore në radhët e Worthing që të luajë rregullisht.

Paraqitjet e tij të mira kanë bindur katalanasit për të investuar te gardiani anglez për të cilin do të ofrojnë javët e ardhshme 4.5 milionë euro me synimin për ta bashkuar atë me ekipin B.

Sipas shtypit anglez, Rushëorth është një nga portierët më të talentuar dhe vitet e ardhshme do të flitet shumë për të, sidomos nëse do të konkretizohet kalimi te Barcelona.


Shtuar 7.02.2020 12:46