Barcelona e vendos, ky do të jetë zëvendësuesi i Luis Suarez

Barcelona vazhdon të kërkojë një zëvëndësim adekuat për Luis Suarezin, sulmuesin që u operua pak ditë më parë dhe do të jetë jashtë për thuajse tërë sezonin.

Sulmuesi i Valencias, Rodrigo me shumë gjasa do të jetë goditja e Barçës në këtë afat kalimtar. Plot 60 milionë euro pritet t’u kushtojë katalonasve blerja e sulmuesit spanjoll.

Ka dy vjet që Barça po e ndjek Rodrigon por që lëndimi i Suarezit e ka detyruar që në afatin e janarit të mendohet marrëveshja me të.

Timo Werneri ka qenë opsioni rezervë i Barcelonës për sulmin.


Shtuar 22.01.2020 08:25