Skuadra italiane Genoa ndodhet në negociata me Mario Balotellin për ta ofruar atë me një kontratë njëvjeçare nga Breschia.
Sipas “La Gazetta dello Sport” dhe “SportItalia”, lojtari i është propozuar klubit nga agjenti Mino Raiola.
Në fillim ata hezituan, por tani janë në negociata mbi kushtet personale të lojtarit. Sezonin e fundit Balotelli luajti për skuadrën e Breschias, por nuk pati një sezon të mirë dhe kishte shumë telashe me drejtuesit e klubit.
30-vjeçari realizoi vetëm pesë gola në 19 paraqitje në Serie A sezonin e kaluar.