Aubameyang zbulon hapur dëshirën për t’iu bashkuar Real Madridit

Sulmuesi dhe kapiteni i Arsenalit është një nga lojtarët që pritet të ndërrojë skuadër gjatë merkatos së verës.

Për Aubameyang kanë shfaqur interes shumë skuadra, duke nisur nga Barcelona që e kërkoi që në janar, Inter, Manchester United etj.

Së fundmi sulmuesi nga gaboni ka folur hapur për skuadrën që dëshiron të luajë në të ardhmen dhe ajo është Reali i Madridit.

“Real është klubi i zemrës sime dhe i kam premtuar gjyshit tim se do të luaj atje një ditë. Shpresoj që kjo do të ndodhë”, ka thënë Aubameyang.

Real Madrid dëshiron që Arsenal të kthejë një përgjigje për lojtarin, para datës 15 qershor.

Aubameyang ka kontratë të vlefshme me ‘Gunners’ vetëm deri në qershorin e vitit 2021.


Shtuar 10.05.2020 06:57