Flasin ekspertët: A duheshin marrë gjithë këto masa ndaj koronavirusit?

Pandemia globale e shkaktuar nga Covid-19 bëri që e gjithë bota të izolohej në shtëpi për t’i shpëtuar kësaj vale që shkaktoi mijëra humbje jete si dhe shumë të infektuar. Mirëpo në lidhje me masat e marra nga shtete të ndyshme ka patur shumë ragime për strategjinë e ndjekur.

Një ndër vendet që shpreh rezerva për menaxhimin e pandemisë është Gjermania.Kujtojmë se Gjermani konsideriohet vendi kampion në menaxhimin e situatës.

Shteti gjerman ka ndërmarrë shumë masa lehtësuese sa i përket gjendjes së pandemisë. Ndërkohë vend raportohet çdo ditë për të infektuar dhe viktima dhe dëmet në ekonomi nuk janë të pakta. Tani pyetje që lind është: “A duhej një izolim i tillë?” Për këtë pyetje ka bërë një artikull së fundmi media gjermane “Bild”, ku ekspertët shprehen se izolimi ishte një gabim i madh.

Klaus-Dieter Zastroë, 70 vjeç, nga Instituti i Higjienës në Berlin shprehet se mbrojtja e gojës dhe hundës e mbyll burimin më të rëndësishëm të infeksionit dhe kështu mbron jo vetëm palët e treta, por edhe vetë bartësin. “Nëse e zbatojmë në mënyrë korrekte dhe të vazhdueshme këtë, nuk ka asnjë rrezik. Nuk ka asnjë rrezik nga një valë e dytë e virusit. Ajo është vetëm fantazi.”, shprehet ai. Por, ai kërkon që të zbatohen rregullat për masat e higjienës dhe të mbahen maskat.

Ndërsa, Patricia Riekel thotë se Gjermania duhej të kishte ndjekur modelin suedez. “Unë jam në favor të rrugës suedeze, me rekomandime për të ruajtur distancën”, tha ajo.

Profesori Stefan Homburg, drejtor i Institutit për Financat Publike në Universitetin e Hanoverit është më specifik. Ai thotë se ky izolim ishte gabim gjigand. “Për shkak se dëmet shtohen çdo ditë, izolimi duhet hequr menjëherë. Askujt nuk i duhen stadiumet bosh dhe restorantet gjysmë të mbushur”., shprehet ai.


Shtuar 10.05.2020 06:52