Aubameyang fshihet nga “radarët” e Barcelonës

Barcelona ka hequr dorë nga Pierre Emerick Aubameyang.

Sulmuesi i Arsenal, Aubameyang, nuk është më në listën e dëshirave të skuadrës së Barcelonës, bën të ditur ‘Express’.

Kampionët e Spanjës janë duke tentuar për rikthimin e Neymar, kështu që gjitha forcat do të jenë të fokusuara aty.

Tjetër lojtar që ka marrë interesimin e Barcelonës është ylli i Inter, Lautaro Martinez.

Aubameyang kështu mbetet larg prioriteteve të Barcës, por ai akoma mund të largohet nga Arsenal. Arsresnal akoma nuk ka arritur marrëveshje me lojtarin për rinovimin e kontratës.


Shtuar 15.03.2020 15:13