Arsenali izolon lojtarët që kanë pasur kontakt me presidentin e Olympiacosit

Arsenal ka vendosur t’i mbyll në karanatinë disa lojtarë pas konfirmimit që presidenti i Olympiacos, Evangelos Marinakis, është me koronavirus.

13 ditë më parë, Arsenal u takua me Olympiacos në Ligën e Evropës, dhe raportohet se disa lojtarë të skuadrës nga Londra kanë pasur kontakte me Marinakis.

Premierligë të martën pas mesnatës ka konfirmuar se ndeshja mes Manchester City dhe Arsenal e paraparë të zhvillohet ditën e mëkurë, është shtyrë, shkaku i kontaktit që Marinakis ka pasur me lojtarët e skuadrës nga Londra.

Arsenal ka bërë të ditur se lojtarët që kanë pasur kontakte me Marinakis janë izoluar për 14 ditë, dhe nuk ishin të disponueshëm për ndeshjen e së mërkurës kundër Manchester Cityt.

Tashmë shumë ndeshje nëpër Evropë janë pezulluar shkaku i frikës së koronavirusit, dhe një pjesë e madhe e tyre janë zhvilluar edhe pa tifozë.


Shtuar 11.03.2020 07:32