Arsenal nuk heq dorë, insiston për huazimin e Coutinhos

Arsenal nuk e kanë ndërmend të dorëzohen në garën e tyre për Philippe Coutinho.

Ylli brazilian këtë verë është rikthyer te Barcelona, pas huazimit te Bayern Munich.

Katalanët që janë duke punuar në ndërtimin e skuadrës pas angazhimit për trajner të Ronald Koeman, ende nuk kanë marrë vendim për të ardhmen e Coutinhos.

Sport raporton se Arsenal mbeten të vendosur për arritjen e një marrëveshje me Barcelonën, për huazimin e Coutinhos në ‘Emirates Stadium’.

Coutinho edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e Premierligës, duke veshur fanellën e Liverpool.

Sezonin e fundit me Bayern Munich, Coutinho ka fituar Ligën e Kampionëve.


Shtuar 24.09.2020 08:47