Eric Garcia do të transferohet te Barcelona.
Barcelona raportohet të ketë arritur marrëveshje me skuadrën e Manchester City, për kartonin e Eric Garcia.
Katalanët do të paguajnë 18 milionë euro për transferimin e qendërmbrojtësit.
Transferimi i Garcia te Barcelona do të zyrtarizohet në momentin e parë që ‘Citizens’ transferojnë një tjetër mbrojtës.
Garcia ka qenë edhe më parë pjesë e Barcës, kur aktivizohej në akademi.