Lajmet e këqija nuk po i ndahen PSG-së. Pas shtyerjes së ndeshjes në League 1 dhe vendimi për të luajtur pa tifozë ndaj Dortmund, tani Kylian Mbappé u ka dhënë atyre një tjetër arsye frike.
Ylli francez nuk stërviti të hënën për shkak të një dhimbje fyti me vetëm dy ditë para se Dortmund të luajë kundër Parisit.
Të lidhura
None found
Skuadra e Tuchel u kthye në stërvitje pas një dite pushimi dhe Mbappé ishte mungesa kryesore pasi nuk u ndje aspak mirë të dielën në mëngjes.
Le Parisien ka raportuar se PSG nuk e ka garantuar që sulmuesi francez do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e së mërkurës.
PSG ka provuar të qetësojë nervat e tifozëve dhe tha që ai do të stërvitet me grupin të martën. Vendimi përfundimtar do të merret nga lojtari, i cili ishte i mërzitur që nuk pati mundësi të stërviste të hënën.
Mungesa e tij kundër skuadrës së Bundesligës do të ishte një goditje tjetër me Verratti dhe Meunier që tashmë nuk do të jenë të gatshëm. /
