Skandali në Policinë e Shtetit: Përjashtohet shefi që abuzoi seksualisht me vajzën e dhunuar

Policia ka arrestuar shefin e Komisariatit të Policisë në Fushë Arrëz pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë jetime.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në prill të vitit 2015 dhe drejtuesi i policisë nuk akuzohet për herë të parë për një vepër të tillë.

Pas këtij denoncimi të fortë, Policia e Shtetit ka marrë vendim të përjashtojë përfundimisht nga radhët e saj, shtetasin Izmir Duraku, që mbante postin e shefit të Komisariatit në Fushë Arrëz.

Sipas njoftimit të SHÇBA, ka dyshime të forta se në prill 2015 vajza është ngacmuar s*ksualisht nga shefi i Policisë Izmir Duraku, atë kohë Specialist i Hetimit të Krimit, ku kishte shkuar për të denoncuar përdhunimin që i kishin bërë disa persona të tjerë, punonjës të shtëpisë së fëmijës ne Shkodër.

“SHÇBA ndaloi I.D., me detyrë aktuale Shef i Postës se Pòlicisë ne Fushë Arrëz, në DVP Shkodër, i dyshuar për veprën penale “Marrëdhënie s*ksuale me dhùnë me të rritura”. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për hetime të mëtejshme.

Ndërkohë autoritetet shtetërore dhe organizata jo fitimprurëse kanë marrë në mbrojtje shtetasen duke e strehuar dhe duke u përkujdesur, në një Qendër Sociale”, thuhej në njoftimin e mbrëmshëm të pòlicisë.

Dëshmia e vajzës pritet që të bëhet publike mbrëmjen e sotme në një studio televizive, emision i cili është regjistruar disa ditë më parë, dhe pas tij vajza është strehuar në një qendër sociale. /albeu.com/


Shtuar 6.06.2020 08:13