Amir Rrahmani grumbullohet për herë të parë me Napolin

Napoli sot fillon zyrtarisht sezonin e ri pas një pushimi të shkurtër që pas përfundimit të Serie A.

Sot është bërë grumbullimi i parë në “Castel di Sangro” për sezonin 2020/21.

E për herë të parë nën drejtimin e Genaro Gattusos do te jetë edhe Amir Rrahmani që fillon një përvojë të re në karrierën e tij.

Mbrojtësi kosovar u ble nga Napoli në janar por mbeti i huazuar te Verona deri në fund të sezonit.

Ai është vlerësuar si një nga mbrojtësit më të mirë në Serie A gjatë sezonit të kaluar.


Shtuar 24.08.2020 09:01