Koronavirusi i merr jetën ish-kryetarit të bashkisë së Përmetit

Shënohet viktima e parë e pandemisë në Përmet. Ish kryebashkiaku i parë gjatë viteve 1992-1996 Dhimitër Nasi, i shtruar në spitalin e infektivit në Tiranë nuk mundi ta fitojë betejën mes jetës dhe vdekjes.

Dje ministria e Shëndetsisë konfirmoi 5 viktima dhe 152 raste të reja.

Ndërkohë në vend janë 3846 raste aktive, dhe 245 viktima.


Shtuar 24.08.2020 08:57