Në shtëpinë e Tottenhamit po diskutohet bë vazhdimësi për Dele Allin, i cili tashmë është kthyer në çështje te Spurs-at, aq sa nuk përjashtohet largimi i futbollistit nga skuadra gjatë merkatos se verës.
24-vjeçari është përjashtuar nga grumbullimi i skuadrës për disa sfida dhe rikthimi i Bale në ekip mund të jetë një sinjal se e ardhmja e mesfushorit mund të jetë larg Tottenhamit.
Pavarësisht situatës së krijuar, ofertat për lojtarin nuk mungojnë, pasi Real Madridi dhe Paris Saint Germain kanë shfaqur interes për të. Tani mbetet për t’u parë se cilat janë kërkesat financiare të anglezëve për të lënë të lirë futbollistin.