AC Monza e Berlusconit nga sezoni i ardhshëm në Serie B

Skuadra AC Monza, ku pronar është Silvio Berlusconi, nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e Serie B.

Sot është marrë vendim nga Këshilli Federal që Reggina, Monza dhe Vicenza edhe zyrtarisht të jenë pjesë e Serie B nga sezoni i ardhshëm.

Ky është një sukses historik për skuadrën e Monza, e cila kualifikohet në Serie B pas 19 viteve.

Viti 2001 ishte hera e fundit kur Monza ishte pjesë e Series B.


Shtuar 8.06.2020 13:25