Abidal sot takim me Setien për ti bërë të ditur shkarkimin

Eric Abidal do të jetë ai që i jep lajmin e pritur Quique Setien.

Drejtori sportiv i Barcelonës, Eric Abidal, është caktuar të jetë personi që do t’ia komunikojë lajmin e hidhur trajnerit Quique Setien.

Të lidhura

None found

‘Mundo Deportivo’ shkruan se francezi do të takohet sot me Setien për t’i bërë të ditur gjithçka.

Abidal mbrëmë ka marrë këtë detyrë nga presidenti i klubit, Josep Maria Bartomeu.

Mbetet të shihet se kur do të zyrtarizohet vendimi për shkarkimin e Setien.


Shtuar 16.08.2020 07:19