18 vjeçari shqiptar merret në provë te Lazio

Igli Tare është hedhur në sulm për të përforcuar skuadrën e të rinjve të Lazios.

Sipas asaj që raporton “tuttomercato.web”, Tare ka marrë në provë 18-vjeçarin shqiptar, Astrit Rama.

Lojtari është rritur në akademitë e AEK-ut të Athinës dhe Olimpiakosit.

Mesfushori ka kryer vizitat mjekësore dhe i ka kaluar ato me sukses. Ajo që mbetet tashmë është që të bindë trajnerin e të rinjve.

Kështu lojtarët shqiptarë te Lazio janë shtuar, pasi Tare nuk ndalet së mbështeturi të rinjtë shqiptarë dhe jo vetëm.

Mbetet të shihet nëse Astrit Rama do arrijë të bindur stafin e lacialëve.


Shtuar 22.01.2020 13:58