Aksident i frikshëm në Lezhë, kamioni përplaset me fugonin (FOTO LAJM)

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Lezhë-Milot, në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit.

Mësohet se një kamion është përplasur me një fugon. Si pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


Shtuar 22.01.2020 13:55