Misioni i 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në Itali nuk përfundoi në mënyrë të këndshme.
Ata u akuzuan nga pronari i hotelit në Brescia se shkaktuan zhurmë në hotel dhe nuk respektuan distancimin.
None found
Infermierja Linda Hasa, e cila ishte pjesë e ekipit, përgjatë një interviste për “Abc News”, theksoi se nuk pati festë në hotel, por sipas saj spitali civil u organizoi thjesht një koktejl për t’i falenderuar.
“Nata jonë në hotel ishte shumë e bukur sepse na bënë ftesë eprorët e spitalit civil për të na falënderuar. Aty na kishin përgatitur edhe një koktejl, na falënderuan.
Mbaroi dhe shkuam në hotel. Morëm darkën. Më pas një grup cunash ishin miqësuar shumë. Nuk është përdorur pije alkoolike në hotel. Koktejin e kemi bërë në spital.
Ishte nata e fundit dhe ishin të gjithë të gëzuar. Ishim të gëzuar se dolëm edhe negativë me tamponin.
Kemi kënduar. Kënduam edhe para spitalit civil, këngën “ku ka si Shqipëria ime”. Edhe aty mund të kemi kënduar një këngë më shumë. Mund ta kenë ngritur zërin, por nuk dëgjohej shumë.
Është thënë që me veprimin që u bë se u këndua, atyre 9 personave u është thënë se mund të gjobiteni, por nuk është vënë gjobë. Ulërima nuk kishte. Nga personeli jemi lavdëruar. Festa ka qenë në spital dhe nuk ka pasur në hotel”, u shpreh ajo./abcnews
Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar paraburgim ndaj B.D., i dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit dhe foshnjës 3-muajshe. Sipas njoftimit…
Milani po planifikon të bëjë një tjetër përpjekje për transferimin e sulmuesit të Real Madridit, Endrick, gjatë afatit kalimtar të…
Modelet e avancuara të inteligjencës artificiale kanë shënuar një përparim të jashtëzakonshëm, duke tejkaluar në shumë fusha aftësitë e shkencëtarëve…
Kompania Anthropic ka paralajmëruar se inteligjenca artificiale (IA) mund të përbëjë “rreziqe katastrofike ose ekzistenciale për njerëzimin”, teksa ka zbuluar…
Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka njoftuar se punëkryesi që ka hapur ilegalisht një rrugë në Bjeshkën e Lybeniqit është…
Në vend janë regjistruar katër raste të konfirmuara laboratorikisht me fruth, njëri prej të cilëve është rast i importuar, në…