Sipas Calciomercato, Milani po përgatit një përpjekje të re për të marrë sulmuesin brazilian të Real Madridit, Endrick, gjatë afatit kalimtar të janarit.
Gerry Cardinale, pronari i klubit italian, e vlerëson prej kohësh 20-vjeçarin dhe beson se ai mund ta përforcojë ndjeshëm sulmin e skuadrës këtë dimër.
None found
Milani u përpoq ta transferonte Endrickun edhe verën e kaluar, por trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, nuk lejoi që ai të largohej.
Për ta çuar përpara këtë lëvizje, Cardinale synon të mbështetet te Markus Krosche, i cili pritet të emërohet së shpejti drejtues i futbollit në klub.
Klubi italian përballet edhe me konkurrencë: Roma, Aston Villa dhe Arsenali kanë shprehur interesim për Endrickun.
Edhe pse la përshtypje të mira në minutat që luajti kundër Romës, sulmuesi nuk e ka fituar ende plotësisht besimin e Mourinhos. Në El Clasico ai mbeti në stol, ndërsa kundër Leipzigut dhe Racing Santanderit pati pak minuta në dispozicion.
Nëse pozita e tij te Real Madridi mbetet e njëjtë, një largim në janar mund të kthehet në mundësi reale.
Milani kërkon një zgjidhje të besueshme krahas Goncalo Ramosit, blerjes rekord të klubit, i cili deri tani nuk ka arritur të shfaqë vazhdimësi në paraqitjet e tij. Drejtuesit po vlerësojnë gjithashtu mundësinë që sulmuesi i ri Francesco Camarda të largohet në formë huazimi.
Mauricio Pochettino e ka nisur në mënyrën më të keqe aventurën e tij te Manchester Unitedi. Humbja 4-0 në debutimin…
Liam Rosenior po përjeton një kapitull krejtësisht ndryshe në karrierën e tij si trajner. Pas largimit nga Chelsea, tekniku anglez…
Analisti Arbër Hitaj ka komentuar në emisionin “Prime News24” në News24 raportet brenda Partisë Socialiste dhe mbështetjen që kryeministri Edi…
Presidenti amerikan, Donald Trump, do t'i akordojë ish-kryebashkiakut të Nju Jorkut, Rudy Giuliani, Medaljen Presidenciale të Lirisë, nderimin më të…
Tre anije cisternë nafte janë përfshirë nga flakët pas shpërthimeve të fuqishme në Ngushticën e Hormuzit, pasi dyshohet se kanë…
Familjarët e mashtruesit nga Kosova, Endrit Azemi, i cili kishte hapur një GoFundMe, duke u shtirur se vuante nga Leuçemia…