Categories: kosovë

Dëshmia e recepsionistes në rigjykimin ndaj Endrit Nikës: “E pamundur të bjerë nga krevati, ishte shumë larg dritares

Erza Limani, e cila punonte si recepsioniste në hotelin “Sonoma”, ka dhënë dëshminë e saj para Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke përshkruar çastet pas rënies së Maria Clarës nga dritarja e hotelit, si dhe sjelljen e Endrit Nikës dhe një bisedë që pati me të pas ngjarjes.

Të lidhura

None found

Gjatë seancës së rigjykimit ndaj Endrit Nikës, dëshmitarja Erza Limani rrëfeu hollësi nga nata kur ndodhi ngjarja, duke thënë se kishte dëgjuar një zhurmë të fortë dhe më pas kishte dalë jashtë për të kuptuar se çfarë kishte ndodhur.

Limani shpjegoi se atë natë ishte në turnin e natës, i cili fillonte në orën 23:00. Ajo tregoi se e kishte parë Nikën dhe vajzën teksa hynin në hotel pas mesnate, por nuk kishte vënë re asgjë të pazakontë në mënyrën se si ata silleshin.

“I pashë vetëm atë natë kur erdhën në hotel. Ngjarja ndodhi pas një ose dy orësh. Kur ata hynë, i përshëndeta dhe shkuan në dhomë. Nuk vura re ndonjë gjë të dyshimtë në sjelljen e tyre”, tha ajo në dëshminë e saj.

Zhurmë e fuqishme dhe vajza e shtrirë në tokë

Sipas rrëfimit të Limanit, rreth orës 02:00 ajo kishte dëgjuar një zhurmë shumë të madhe, e cila e shtyu të dilte për të parë se çfarë po ndodhte.

“Dëgjova një zhurmë të fortë që më bëri të dal jashtë. Pashë një vajzë të shtrirë në tokë, me copa xhami rreth saj, si dhe kornizën e dritares dhe atlete”, deklaroi Limani.

Ajo tha se menjëherë kishte telefonuar Ramiz Nuhën, i cili gjendej në katin sipër. Kur iu afrua vajzës, kjo e fundit ishte ende gjallë dhe kishte kërkuar ujë.

“Kur shkova te vajza, ajo ishte ende gjallë dhe kërkoi ujë. Kjo ndodhi para se të zbriste roja. Më pas erdhi edhe Endriti. Unë kisha një shishe me ujë në dorë, por nuk ia dhashë vajzës. Ia dhashë Endritit, i cili ndodhej pranë saj. Nuk e di nëse ai ia dha për të pirë apo ia lagu fytyrën”, rrëfeu dëshmitarja.

Një nga pikat qendrore të dëshmisë së Limanit ishte biseda që ajo zhvilloi me Endrit Nikën pas ngjarjes. Sipas saj, Nika i kishte thënë se ata kishin qenë duke fjetur në dhomën 403 dhe se nuk e dinte se si kishte rënë vajza.

“Endriti erdhi tek unë dhe filloi të më tregonte se si kishte ndodhur. Më tha se ata kishin qenë duke fjetur në dhomën 403 dhe se nuk e dinte se si kishte rënë vajza. Unë i thashë se kjo nuk ishte e mundur, sepse krevati ndodhet larg dritares”, deklaroi ajo.

Limani foli edhe për reagimin e Nikës kur ajo i kishte bërë me dije se Policia po vinte në vendngjarje.

“Kur i thashë se po vjen Policia, Endriti tha: ‘Jo, Policia jo Policia’. Ai ishte nervoz dhe i tensionuar. Përdori fjalë fyese dhe ofendime, jo drejtuar mua, por në përgjithësi. U ndjeva e frikësuar dhe u largova pak më larg”, tregoi Limani.

Gjatë dëshmisë së saj, ish-recepcionistja përmendi gjithashtu një detaj në lidhje me veshjen e Nikës pas ngjarjes. Sipas saj, kur ai kishte zbritur, kishte veshur një këmishë të grisur në pjesën e pasme.

Ajo shtoi se roja i hotelit kishte telefonuar Policinë për të kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve dhe të ambulancës.

Dëshmia e Erza Limanit u dha në kuadër të rigjykimit ndaj Endrit Nikës në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësia e mundshme penale mbeten objekt i vlerësimit gjyqësor.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me një vendim gjyqësor të formës së prerë.

të fundit

Gaspart kërkon lamtumirën e Messit në “Camp Nou”: “Barçaështë më e madhe se ai – kush mendon seështë?

Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Gaspart, ka kritikuar ashpër Lionel Messin, duke kërkuar që ylli argjentinas të kthehet në “Camp Nou”…

3 minutes ago

Maqedonci bisedon me përfaqësuesin amerikan në NATO për bashkëpunimin mbrojtës dhe helikopterët Black Hawk

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci është takuar me Përfaqësuesin e Përhershëm të SHBA-së në NATO, ambasadorin Matthew Whitaker në margjinat…

8 minutes ago

Kosova dhe Komisioni Evropian diskutojnë në Bruksel inovacionin, shoqërinë digjitale dhe politikat sociale

Përfaqësuesit e Kosovës dhe të Komisionit Evropian mbajtën më 8 tetor, në Bruksel, takimin e tetë të Nënkomitetit të Marrëveshjes…

8 minutes ago

Pyetje të reja nga SPAK-ja për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin në kuadër të dosjes Balluku

Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Gentian Gjyli, dhe ish-drejtori i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), Erald Elezi, janë paraqitur sërish…

13 minutes ago

Edon Zhegrova merr lëvdadat e Juventusit pas ndeshjes me Cagliarin: “Edoni sollli shkëndijën

Juventusi ka veçuar paraqitjen e Edon Zhegrovës në barazimin 1-1 ndaj Cagliarit, në kuadër të Serie A.Ylli i Kosovës u…

15 minutes ago

Do të të qëlloj me shuplakë” – dalin fjalët e diskutueshme ndërmjet Spallettit dhe Pisacanes pas përplasjeve

Cagliari dhe Juventusi barazuan 1-1 në kuadër të javës së gjashtë të Serie A, por vëmendjen pas ndeshjes e mori…

15 minutes ago