Categories: Uncategorized

U kthye në hero në Itali, shqiptari rrëfen çfarë ndodhi në hotelin karantinë

Albi Albino është një djalë shqiptar i cili është konsideruar një hero për shkak të ndihmës që ka dhënë për koronavirusinnë ITali.

Albi ka folur në një lidhje “Skype” me moderatorët e emisionit “Ditë e Re” duke treguar për eksperiencën e tij në këtë karantinë.

Të lidhura

None found

Arjon Muça: Si je ndjerë kur emri jot është përmendur si një rast për t’u vlerësuar?

Albi Albino: Unë punoj prej vitesh në këtë hotel dhe ditën e martë na ka ardhur komunikimi që një nga klientët që ndodhet në hotel është pozitiv me koronavirus. Që nga ai moment prej një javësh jemi të mbyllur këtu në hotel, ku asnjë prej nesh nuk mund të dalë dot. Në këto momente kemi ngelur vetëm ne punëtorët ndërsa të gjithë klientët janë nisur nëpër shtëpitë e tyre.

Dy ditët e para ka qenë një tmerr. Kur na thanë që askush nuk duhet të dalë nga hoteli na erdhi një ankth shumë i madh sepse shumica ishin në moshën mbi 70-vjeç. Gjëja e parë që mendova ishte t’i vija në ndihmë personave që ndodheshin këtu dhe bashkë me vëllain tim që punon këtu edhe me kolegët e tjerë edhe pse kur erdhi njoftimi ne nuk ishim punëtorë, por si të gjithë të tjerët që duhet të rrinin nëpër dhomat e tyre.

Unë nuk e mora me frikë, nuk mendova asgjë, doja vetëm t’i ndihmoja ata që të ndiheshin mirë sikur nuk kishte ndodhur asgjë.

Arjola Shehu: Ju pse po qëndroni ende në hotel?

Albi Albino: Nuk ka ka ardhur ende lajmi nëse duhet të shkojmë nëpër shtëpitë tona apo ta marrim karantinën këtu brenda në hotel.

Arjon Muça: Po ju vetë mund të jeni të prekur nga koronavirusi?

Albi Albino: Tamponin e parë që bëra më doli negativ dhe isha personi i vetëm që më doli negativ, shumica ishin pozitivë por pa asnjë simptomë.

Arjon Muça: Kjo mund të thotë që ne shqiptarët mund të kemi imunitet, është një gjysmë batutë kjo e imja, por mund të jetë kështu?

Albi Albino: Nuk e di, thjesht është një situatë tragjike, por është thjesht një grip i ri që ka dalë dhe me imunitetin e fortë mund ta përballosh këtë lloj gripi.

Arjola Muça: Të ka gëzuar shkrimi i Giovani Totit që kishte bërë për ty?

Albi Albino: Po, kamë folur në telefon me Giovani Totin, më ka marrë ai vetë në telefon i cili më tha që je duke bërë diçka që shumë veta nuk do e bënin edhe për këtë është mirënjohës edhe më ka premtuar që do marr nënshtetësinë italiane.

të fundit

NYT: Trump distancohet nga LaCivita dhe Blair pas punës së tyre për partinë e Dodikut në Bosnjë

Presidenti Donald Trump u distancua sot nga puna që dy prej këshilltarëve të tij kryesorë, të cilët po ndihmojnë në…

5 minutes ago

Nxirret minatori i parë nga miniera e Trepçës, vijon shpëtimi i 63 të ngujuarve

Njëri nga 63 minatorët që kanë mbetur të ngujuar në minierën e Trepçës është nxjerrë nga horizonti i 11-të. Lajmin…

6 minutes ago

Akademia e Shkencave e Shqipërisë përshëndet zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në krye të Kosovës

Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka uruar akademiken Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen presidente të Republikës së Kosovës. Akademia e Shkencave…

7 minutes ago

Nxirret një minator nga Trepça, ndërsa 62 të tjerë vijojnë të mbeten të bllokuar

Ndërrimi i dytë i minatorëve të Trepçës ka mbetur brenda horizontit 11, pas ndërprerjes së energjisë elektrike për shkak të…

7 minutes ago

IHDNj apel për shpëtim të menjëhershëm të minatorëve të bllokuar në Stan Tërg

Mbi 60 minatorë kanë mbetur të ngujuar nën tokë në minierën e Stan Tërgut, në një thellësi që arrin deri në…

18 minutes ago

Zhegrova kryeson statistikat e driblimeve me Kosovën, mediat italiane e konsiderojnë kandidat për formacionin e Juventusit

Edon Zhegrova po tregon edhe një herë se driblimi mbetet një prej armëve të tij më të forta. Ylli i…

23 minutes ago