Zero ryshfet! Rama: Aplikoni në e-Albania për leje për plazh

Nga sot mund të merrni leke për plazh. Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook lajmëron se tashmë do të mund të merret leje për të zhvilluar aktivitetin në plazh.

Aplikimi do të bëhet në e-Albania dhe ata që do të aplikojnë janë subjektet private të cilat e zhvillojnë aktivitetin e tyre gjatë sezonit veror.

Sipas kryeministrit Edi Rama kjo bëhet për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e shëndetit.

“Një sistem i ri këtë vit, që siguron transparencë, shmang zvarritjet po edhe allishverishet e të shkuarës dhe garanton paprekshmërinë e plazheve publike”, e konsideron ai.

Postimi i plotë:

🟢 Në e-Albania 👉 https://e-albania.al/, aplikim për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi, PËR TË GARANTUAR SA MË SHUMË SIGURI NË MBROJTJEN E SHËNDETIT DHE PËR TË MOS LEJUAR MË ZAPTIMIN E PLAZHEVE QË PËR 30 VJET U KA NXIRË PUSHIMET NJERËZVE TË KËTIJ VENDI

🟢 Subjektet akomoduese apo shërbimi duhet të aplikojnë në e-Albania për marrjen në përdorim të hapësirës së plazhit përgjatë gjithë sezonit 2020, duke marrë përgjegjësi për zbatimin e rregullave dhe mosshmangur asnjë detyrim ndaj qytetarëve, bashkisë, shtetit.

Aplikimi është i thjeshtë dhe mund të bëhet edhe nga telefoni📲

🟢 Një sistem i ri këtë vit, që siguron transparencë, shmang zvarritjet po edhe allishverishet e të shkuarës dhe garanton paprekshmërinë e plazheve publike

Ndiqni videon e mëposhtme me të gjitha sqarimet e nevojshme!👇

Zero kosto, zero ecejake, zero ryshfet!

Me https://e-albania.al/, sezon të mbarë turistik 😊


Shtuar 3.06.2020 15:35