Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Morgan Ortagus ka përshëndetur vendimin e Shqipërisë për të dëbuar dy diplomatët iranianë.
Në një postim në “Twitter”, Ortagus ka deklaruar se ky është një vendim i drejtë sepse diplomatët po përdoren nga Irani për të organizuar sulme terroriste.
None found
“Ne e lavdërojmë vendimin e qeverisë së Shqipërisë për të dëbuar dy diplomatët iranianë. Regjimi iranian vazhdon të përdorë objektet e tij diplomatike në Evropë dhe gjetkë si mbulesë për të komplotuar sulme terroriste, si dhe për të kërcënuar dhe spiunuar iranianët që jetojnë jashtë”, ka shkruar Morgan Ortagus.
Kujtojmë që lajmin për dëbimin e diplomatëve iranianë e bëri të ditur vetë ministri i Jashtëm dje, Gent Cakaj, i cili tha se Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe z. Seyed Ahmad Hosseini Alast janë shpallur persona të padëshirueshëm për shkak të veprimtarisë së tyre.
Ndërkohë, “Zëri i Amerikës”, duke pasyqruar lajmin, zbuloi faktin se diplomatët ishin bashkëpunëtorë të gjeneralit Qasem Soleimani dhe se në këtë mënyrë rrezikohej siguria e Shqipërisë.
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Gjirokastër. Bëhet me dije…
Një zjarr ka përfshirë çatinë e një ndërtese në Spitalin e Trajnimit dhe Kërkimit Koşuyolu, në lagjen Kartal të Stambollit,…
Diplomatja e lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka kundërshtuar marrëveshjen e fundit të presidentit amerikan, Donald Trump, me homologun…
Arda Turan është shumë pranë një detyre të re dhe të rëndësishme në karrierën e tij si trajner. Sipas gazetarit…
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Gjirokastër. Bëhet me dije…
Këngëtarja Blerina Matraku ka rrëfyer vështirësitë emocionale pas publikimit të videove intime që lidhen me kompozitorin Adi Hila. [...]Read More...