Këngëtarja Blerina Matraku foli në emisionin “Goca dhe Gra” për tronditjen emocionale që ka përjetuar pas publikimit të videove intime, të cilat lidhen me kompozitorin Adi Hila.
None found
Ajo tha se për rreth 20 vite e kishte vlerësuar dhe besuar Hilën, por me kalimin e kohës kishte vënë re rrethana që nuk përputheshin me imazhin që kishte krijuar për të. Sipas saj, dyshimet i ishin shfaqur gradualisht, ndërsa më pas disa ngjarje nisën të lidhen mes tyre.
Matraku shprehu pendesë për marrëdhënien që kishte ndërtuar me Adi Hilën dhe për pasojat që kjo histori mund të ketë sjellë te persona të tjerë. Ajo theksoi se u ka kërkuar falje Klaudias, bashkëshortes së Adi Hilës, si edhe vajzave të tyre.
“Më kanë vendosur në një situatë ku jam ndier me shpatulla pas murit dhe pa kurajë të ngre kokën. Ka pasur momente kur jam ndier aq e rënduar, sa mund të mendoja edhe t’i jepja fund jetës. Megjithatë, do të vazhdoj të jetoj, të bëj vepra të mira dhe t’u përkushtohem njerëzve në nevojë”, u shpreh ajo.
Këngëtarja rrëfeu se kishte kaluar një tronditje të fortë nervore dhe se në disa momente nuk kishte mundur të thoshte “jo”. Ajo pranoi se ndihej fajtore vetëm për faktin që nuk kishte arritur të mbronte veten, ndërsa e cilësoi si gabim përfshirjen e saj në këtë marrëdhënie.
“Jam penduar për raportin që krijova me këtë njeri. Për 20 vite e kam mbivlerësuar, ndërsa tani zbuloj se ai nuk ka dashur vetëm një person, por ka përdorur edhe miq të tij. Për një kohë të gjatë kam ndier se diçka nuk shkonte. Zemra nuk të gënjen. Ajo që kam parë më pas është e vështirë të imagjinohet”, tha Matraku.
Ajo shtoi se është person që shpesh sakrifikohet për të tjerët dhe se kjo e ka bërë të ndihet e pafuqishme përballë situatës. Sipas saj, ajo që ka ndodhur ka qenë “e pashpirt” dhe diçka që nuk e meritonte.
“Kam përjetuar edhe dhunë emocionale dhe ka raste kur nuk arrij të vendos kufij apo të them jo. Ndihem në faj që nuk e mbrojta veten, por nuk është e drejtë që të cenohet dinjiteti dhe privatësia ime”, deklaroi ajo.
Matraku tha se, pavarësisht nëse Adi Hila ishte i ndarë apo jo, nuk do të kishte dashur që Klaudia dhe vajzat e saj të përballeshin me një situatë të tillë. Ajo nënvizoi se faljen ua ka kërkuar me sinqeritet.
Duke folur për kamerat e sigurisë, këngëtarja ngriti pyetjen se si një baba, bashkëshort, mik, shok dhe kompozitor mund të vendosë pajisje të tilla pa njoftuar njerëzit që i besojnë dhe që hyjnë në shtëpinë e tij.
“Unë besoj te ligji, te e vërteta dhe te drejtësia. Do t’ua lë institucioneve të përcaktojnë se kush i ka krijuar dhe shpërndarë ato pamje. Në këtë histori ka ndodhur një masakër e madhe. Mua më është përgatitur një skenar i ndyrë. Nuk kam qenë krenare për atë që kam bërë, por kam qenë një njeri i turpëruar. Është e vështirë të përshkruhet pesha e turpit që mbaj mbi supe”, përfundoi Blerina Matraku.
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Gjirokastër. Bëhet me dije…
Një zjarr ka përfshirë çatinë e një ndërtese në Spitalin e Trajnimit dhe Kërkimit Koşuyolu, në lagjen Kartal të Stambollit,…
Diplomatja e lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka kundërshtuar marrëveshjen e fundit të presidentit amerikan, Donald Trump, me homologun…
Arda Turan është shumë pranë një detyre të re dhe të rëndësishme në karrierën e tij si trajner. Sipas gazetarit…
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Gjirokastër. Bëhet me dije…
Një zjarr ka përfshirë çatinë e një ndërtese në Spitalin e Trajnimit dhe Kërkimit Koşuyolu, në lagjen Kartal të Stambollit,…