Categories: Uncategorized

DETAJET/ 2 diplomatët iranianë që u dëbuan nga Shqipëria ishin bashkëpunëtorë të Soleimanit

Autoritetet shqiptare njoftuan sot se kanë urdhëruar dëbimin nga Shqipëria të dy diplomatëve iranianë, të cilët janë shpallur persona të padëshiruar. Vendimi u bë i ditur nga ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, në një postim në Facebook.

Sipas tij të dy diplomatët Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini Alast, kanë zhvilluar “veprimtari në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike. Dy përfaqësuesve të Republikës Islamike të Iranit u është kërkuar largimi i menjëhershëm nga territori i Republikës së Shqipërisë”, shkruan zoti Cakaj.

Të lidhura

None found

Burime të qeverisë shqiptare, i thanë Zërit të Amerikës se dy diplomatët po dëbohen për aktivitete kundër grupit MEK. Sipas tyre, atasheu kulturor Seyed Ahmed Hosseini Alast kishte mbajtur poste të larta në Gardën Revolucionare të Republikës Islamike dhe Mohamed Peimanemati ishte anëtar i njësisë operacionale të inteligjencës së Iranit Mois dhe ishte përgjegjës për disa akte terroriste në vendet e BE-së. Sipas burimeve ata kishin qenë bashkëpunëtorë të Qasem Solemanit.

Kjo është hera e dytë që Shqipëria shpall përsona të padëshiruar diplomatë iranianë. Në dhjetor të vitit 2018, ambasadori i Iranit në Shqipëri, dhe një tjetër diplomat i ambasadës u dëbuan nga vendi pasi dyshoheshin të ishin përfshirë “në aktivitete që cënojnë sigurinë në vend”.

Në atë kohë, Ministria e Jashtme shqiptare saktësoi se vendimi ishte marrë në konsultim me vendet aleate, për shkak të aktivitetit të tyre në Shqipëri në kundërshtim me statusin e tyre diplomatik./ VOA

të fundit

Përshkallëzohet situata në rrugët e Tiranës! Molotov drejt autoblindës së policisë, efektivët ndjekin protestuesit në rrugica (VIDEO)

Forcat operacionale të Policisë vijojnë patrullimet në disa zona të Tiranës, me qëllim identifikimin dhe shoqërimin e personave të dyshuar…

3 minutes ago

VIDEO NEWS/ Police use drone to drop tear gas on protesters, moment it crashes

Gjatë protestave studentore të zhvilluara para Kryeministrisë, është vënë re një dron që dyshohet se përdorej për të hedhur gaz…

13 minutes ago

Arsenali synon huazimin e Endrickut nga Real Madridi në janar

Arsenali ka nisur lëvizjet për të siguruar shërbimet e sulmuesit brazilian Endrick nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të janarit.Sipas…

13 minutes ago

Protesters move to Myslym Shyri Street, blocking it with garbage bins

Pas tensioneve para Kryeministrisë, protestuesit janë zhvendosur në rrugën “Myslym Shyri”, ku kanë bllokuar qarkullimin duke vendosur kosha mbeturinash në…

13 minutes ago

E dëgjove çfarë thanë për ty?”/ Monika Lubonja thumbon kritikuesit pas publikimit të videove intime: Unë nuk e flas gjuhën e tyre

Me një postim në Instagram, aktorja e njohur Monika Lubonja ka dhënë një përgjigje për të gjithë ata që e…

13 minutes ago

Bayern Munich dhe Borussia Dortmund zbulojnë formacionet për derbin gjerman

Formacionet zyrtare të derbit gjerman mes Bayern Munichut dhe Borussia Dortmundit janë publikuar, me të dy skuadrat që kanë zbuluar…

13 minutes ago